Skip to content

Meta befason sërish: dekreton Bendon në krye të SHISH-it, Spiunashi shqiptar vijon drejtimin nga Shkencat e Natyrës

WhatsApp Image 2018 03 27 at 14.42.47

Presidenti Meta ka kryer një tjetër lëvizje të papritur, aspak të paralexueshme, duke dekretuar Helidon Bendon në krye të SHISH-it, një vit pas emërimit të këtij të fundit në krye të shërbimeve inteligjente shqiptare pas largimit të Visho Ajazit Likës.

Dekretimi i Bendos “mbahej peng” nga Meta ç’prej një viti dhe vjen e ndodh në kulmin e një krize institucionale të provokuar nga mosdekretimi i Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, Bendo në krye të SHISH-it shënon të katërtin rast rradhazi kur spinazhi shqiptar drejtohet nga individë të dalë pre Fakultutetit të Shkëncave të Natyrës, ku tre vijnë nga Matematika – Gazidede, Visho Ajazi dhe Bendo  – e një nga Fizika – Fatos Klosi.

Helidon Bendo ka një eksperiencë 21-vjeçare në SHISH ku ka mbajtur disa detyra të ndryshme.