SPAK ka shpallur moskopetencn për kallëzimet e bëra nga qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe Partisë Socialiste për hapjen e hetimeve për 21 janarin, ku mbetën të vrarë 4 persona në bulevard.
Qeveria dhe PS e kanë cilësuar si vrasje shtetërore, ekzekutimin e Ziveri Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Kjo akuzë erdhi edhe pas bërjes publike të një audiopërgjimi ku dëgjohej që shefi i gardës jepte urdhër për të qëlluar.
Por SPAK ka vendosur të shpallë moskopetencën, duke ia kaluar dosjen për hetim Prokurorisë së Tiranës.
