Skip to content

Britania mbështet Turqinë me spital fushor, avionë transportues dhe ndihma humanitare

Britania për të prekurit nga tërmeti me qendër Kahramanmaraş ka dërguar spital fushor, ekip shëndetësor dhe avion transportues për transportin e materialeve të ndihmës humanitare, si dhe të viktimave dhe të personave të plagosur.

Sipas një deklarate nga Ministria britanike e Mbrojtjes, avioni “C130-Hercules” dhe avioni transportues “A400M” që transportojnë spitalin fushor, produktet e ndihmës dhe ekipin shëndetësor janë nisur në orët e para të mëngjesit me orën e Türkiye-s.

Spitali fushor dhe avioni “C130-Hercules” i cili brenda tij ka edhe njësinë e kujdesit intensiv të transportueshëm, do të mund të përdoren për ndërhyrje kritike në rajon.

Avioni “C130-Hercules” do të vendoset në shërbim të Türkiye-s edhe për transportimin e viktimave dhe personave të plagosur brenda Türkiye-s.

Ndërkohë avioni transportues “A400M” do të transportojë në rajon produktet e ndihmës humanitare përfshirë edhe batanije termale. Ky avion do të mbërrijë në rajon nën koordinimin e ekipit ushtarak prej 8 personash në Ambasadën e Britanisë në Ankara.

Britania pas tërmeteve, epiqendra e të cilave ishte në Kahramanmaraş që konsiderohet si “fatkeqësia e shekullit”, ka dërguar në Türkiye edhe ekipin e kërkim-shpëtimit prej 77 personash.

Burimi: AA