Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në New York do të presë nënpresidentin e Komitetit Qendror të Koresë së Veriut, Kim Yong – chol, ndërsa tema kryesore do të jetë procesi i denuklearizimit të Gadishullit Korean, raporton AA, .
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert tha se Pompeo me zyrtarët tjerë të Koresë së Veriut do të takohet më 8 nëntor ndërsa në takim do të marrë pjesë edhe i dërguari special për Korenë e Veriut, Stephan Biegun.
“Në takim do të bisedohet për procesin e implementimit të marrëveshjes katër fazash e cila u arrit në samitin e liderëve të dy vendeve në Singapor”, thuhet në njoftim.
Presidenti amerikan Donald Trump në qershor u takua me liderin koreanoverior Kim Jong-un në Singapor dhe arriti marrëveshje parimore për dhënien fund të krizës koreane të denuklearizimit dhe relaksimit të marrëdhënieve në rajon.



