Një “mrekulli” e re është regjistruar në Turqi, teksa një vajzë 10-vjeçare është nxjerrë e gjallë, 185 orë pas tërmeteve vdekjeprurëse të së hënës së kaluar.

E vogla Ayca Cebni u varros në rrënojat e një pallati 11-katëshe dhe doli e gjallë nga rrënojat, falë punës së palodhur të ekipeve të shpëtimit që po vazhdon prej ditësh.

Sipas mediave turke, Ayca është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në spital, ku po shërohet. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re