Skip to content

Shpërthimi në hotelin në Sarandë/ Policia arreston autorin, djali i një prej bashkëpronarëve

Policia e Sarandës ka arrestuar, autorin e dyshuar të shpërthimit me tritol në hotel, ditën e djeshme në Sarandë.

 

 

Në pranga është vendosur Sotir Çabiri, djali i një prej bashkëpronarëve të këtij hoteli.

 

 

Sarandë/Shpërtheu me tritol hotelin, zbardhet ngjarja dhe vihet në pranga autori i dyshuar, shtetasi Sotir Çabiri, djali i shtetasit Spiro Çabiri, bashkëpronar i këtij hoteli, së bashku me shtetasin Dhimitër Evangjeliu.

 

Shpërthimi tronditi qytetin e Sarandës në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.

 

Sasia e tritolit rreth 30 kilogramë, rrafshoi objektin në fjalë e shkaktoi dëme të shumta materiale edhe në banesat përreth.