Skip to content

Nuk respektuan rregullat, droni edukues “ndëshkon” drejtuesit e mjeteve

Drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit, janë “ndëshkuar” nga droni edukues. Përmes pamjeve të kapura nga lart, policia bën me dije se janë evidentuar dhe ndëshkuar me gjobë deri në 8000 lekë të reja disa shoferë që kanë shkelur rregullat në kryqëzim.

“Një ndër objektivat e 👁”Dronit Edukues”👁është rritja e sigurisë rrugore, nëpërmjet kontrollit ndaj manovrave në rrugë, të përdoruesve të rrugës, me qëllim respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ne këtë video evidentohen drejtues të mjeteve te cilët nuk u japin përparësi mjeteve të tjera në kryqëzim, duke mos zbatuar tabelën urdhëruese “STOP”, si dhe nuk përmbushin detyrimin e ndalimit të plotë të mjetit, deri në shpejtësinë 0 km/h, para vijës së ndalimit, përpara se të futen në kryqëzim.

Për shkeljet e kryera, këto drejtues mjetesh u ndëshkuan me masa administrative nga 5000 deri në 8000 lekë të rinj.”, njofton policia.