Një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Franca është arrestuar në aeroportin e Rinasit.

 

Shtetasi i arrestuar është Alessandro Giorgi, 41 vjeç, i cili do të ekstrdohet më pas drejt Francës.

 

Sipas policisë, shtetasi Alessandro Giorgi është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Parisi/Francë, pasi Gjykata De Dresse në Francë ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Mashtrimit”

 

41 vjeçari po udhëtonte nga aeroporti i Romës në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku dhe u bë arrestimi provizor i tij.

 

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re