Skip to content

McDonald’s dhuron ndihma për Turqinë

McDonald’s Türkiye vazhdon ndihmën e saj për të plotësuar nevojat urgjente në zonat e fatkeqësive pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş, transmeton Anadolu.

McDonald’s Türkiye në bashkëpunim me AFAD dhe Ahbap, nisën përpjekjet për ndihmë pas tërmeteve në Kahramanmaraş, të cilat u cilësuan si “katastrofa e shekullit” dhe prekën 11 provinca.

Në kuadër të kësaj, për mobilizimin e ndihmave të nisura pas fatkeqësisë së tërmetit kompania ofroi mbështetje për ushqim, pije dhe veshje si dhe donacione në para.

Përveç dërgimit të rrobave në rajon, McDonald’s Türkiye shpërndau edhe lodra për fëmijët.

McDonald’s Türkiye i cili u qëndron përkrah të prekurve nga tërmeti si financiarisht ashtu edhe operacionalisht për të mbështetur solidaritetin në zonën e tërmetit, dhuroi nga 2 milionë lira turke (rreth 100 mijë euro) për AFAD dhe Ahbap për të furnizuar ekipet e ndihmës me materialet e nevojshme.

Përveç kësaj, kompania hapi restorantin falas në Gaziantep Şehitkamil për ushqim falas, pije të nxehta, WiFi dhe nevoja të tjera bazë, duke mbështetur të prekurit e tërmetit dhe punonjësit e kërkim-shpëtimit.

McDonald’s Türkiye do të vazhdojë të ofrojë ndihmë derisa jeta të kthehet në normalitet në zonat e prekura nga tërmeti.
Burimi: AA