Të gjithë e dimë se sa e dobishme është vitamina E për lëkurën tonë.






Ju mund të bëni një serum me këtë përbërës, duke evituar të blini kremëra të shtrenjta.






Ja se si ta përgatisni atë:
3 kapsulë me vitaminë E (e gjeni në farmaci)
Vaj bajame






Ujë trëndafili (e gjeni te dyqanet e bimëve mjekësore)
Xhel Aloe Vera






Përgatitja:
Vendosni 2 lugë xhel aloe në një tas, pastaj shtoni 2 lugë me ujë trëndafili dhe përziejeni mirë. Më pas hapni kapsulat dhe shtojini ato në përzierje.






Në fund shtoni një lugë çaji me vaj bajameje. Përziejini të gjitha mirë dhe ruajeni serumin në një shishe të pastër. Pastaj përdoreni atë çdo natë, pasi të keni pastruar mirë fytyrën.






Masazhojeni mirë për disa minuta dhe fytyra juaj pas disa ditësh do të shkëlqejë si kurrë më parë!
/shkollaeshendetit.com



