Skip to content

VIDEO- “Horror” në Turqi/ Tërmetet shkaktojnë kaos dhe panik, pacientët evakuohun nga spitalet

Dy tërmete të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 të shkallës rihter goditën në mbrëmje provincën Hatay të Turqisë, teksa pasgoditjet vijojnë.

 

Informacionet e para thonë se deri tani janë shënuar tre persona të vdekur dhe 213 të plagosur si dhe shumë të tjerë kanë mbetur nën rrënojat e tyre.

 

Mediat raportojnë se është dhënë urdhër që spitalet të evakuohen ndërsa pacientët janë nxjerrë në oborr pasi nuk ka siguri. Në pamjet e para të publikuara në rrjetet sociale shihen shumë pacientë në krevate teksa qëndrojnë në oborrin e një spitali në Hatay. Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay njoftoi se provinca e Hatayt ka pëjetuar edhe 20 pasgoditje të tjera.

 

Dy tërmetet e 6 shkurtit shkaktuan vdekjen e mbi 47 mijë personave.