Skip to content

“Kërcet” arma në Librazhd/ Nga makina qëllohet drejt lokalit, një i plagosur

Një persona ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Librazhd.

 

Paraprakisht mësohet se nga një mjet në lëvizje është qëlluar drejt një lokali.

 

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe se kush ka qenë objektivi i këtij sulmi.