Skip to content

Berisha akuza Ramës: Bllokon parlamentin për të kapërcyer skandalin “McGonigal

Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kreyesocialistrit Edi Rama duke thënë se po bllokon parlamentin për të zhvendosur vëmendjen nga skandali “McGonigal”.

 

Lideri i opozites deklaroi se pas korrupsionit dhe skandaleve të kryeministrit Rama qëndron mbështetja e jashtëzakonshme nga Charles McGonigal.

 

Berisha përsëriti akuzat e tij duke shprehur se Rama i ka paguar 225 mijë dollarë Agron Nezës në dëm të interesave të vendit.

 

“Shqiptarët janë dëshmitarë për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme që iu dha Edi Ramës, pavarësisht nga dhunimi i zgjedhjeve, pavarësisht nga shndërrimi i vendit në një protektorat krimi, pavarësisht nga vjedhjet e shfrenuara të fondeve, buxhetit, pasurive publike të shqiptarëve.

Nuk ka dyshim se prapa kësaj mbështetje qëndronte edhe dora e zezë e Charles McGonigal, i cili i paguar nga Edi Rama, nëpërmjet Dorian Duçkës, këshilltarit të tij personal, i cili i dha 225 mijë dollarë në garazhet dhe banesën e Agron Nezës, bëri gjithçka që sipas një skenari supermafioz, duke tradhtuar vendin e tij, betimin ndaj ligjit dhe Kushtetutës, besimin e presidentit të SHBA dhe të Kongresit amerikan ndaj tij dhe u mor me shkatërrimin e opozitës shqiptare, me qëllimin e vetëm, që pagatori i tij të vazhdonte të qëndronte në pushtet dhe ta paguante më tej.”-tha Berisha.

 

Ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar protestën e radhës ditën e enjte përpara kuvendit.