Edhe pse një vend i cili në mënyrë të drejtpërdrejt nuk lidhet me proceset anëtarësuese të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, Japonia do të emërojë një ambasador. Përgjegjësia e tij do të jetë mbështetja e vendeve ballkanike drejt familjes evropiane në fusha të ndryshme, kryesisht ato ekonomike.
FUMIO KISHIDA
KRYEMINISTER I JAPONISE
Realizimi i paqes dhe prosperitetit rajonal në Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, është e rëndësishme jo vetëm për Evropën, por për bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi, përfshirë Japoninë. Japonia synon të forcojë mbështetjen për reformat nga vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u anëtarësuar në BE dhe do të vendosë një ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Është lajm i shkëlqyer të dëgjosh se qeveria juaj angazhohet të emërojë një ambasador përgjegjës për rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi siç e përmenda gjatë bisedës, është e një rëndësie thelbësore që Japonia të jetë më e pranishme në rajonin tonë.
Në të parën vizitë të një kryeministri shqiptar në Japoni pas 15 vitesh, Edi Rama dhe Fumio Kishida vendosën për ngritjen e dhomës së përbashkët të tregitisë dhe rrritjen e shkëmbimeve tregtare.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Duke shpresuar se së shpejti qeveria japoneze do të bëjë të mundur që shqiptarët të udhëtojnë pa viza në Japoni ashtu siç japonezët mund ta bëjnë tashgmë drejt Shqipërisë, ne presim me padurim që ky bashkëpunim të forcohet.
FUMIO KISHIDA
KRYEMINISTER I JAPONISE
Jemi shpresëplotë që me vizitën e kryeministrit Edi Rama këtë herë do të kemi një nxitje të të eksporteve nga Shqipëria si dhe investimeve nga Japonia.
Të dyja vendet rishprehën mbështetjen për Ukrainën, dënimin e agresionit rus dhe ndërmarrjen e sanksioneve të reja.
