Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalimin e tij para Kuvendit akuzoi kryesocialistin Edi Rama se ka uzurpuar Partinë Socialiste.
Meta u shpreh se Rama largon çdo zë kundër nga radhët e tij, duke vrarë pluralizmin në Shqipëri.
Për të mbeshtetur kete argument, Kreu i Partise se Lirise ndau një histori nga koha kur ai ishte president.
Sipas tij në ish-ministre nga kabineti i Edi Ramës u largua nga partia me premtimin se do bëhej ambasadore në SHBA.
Ajo zonja e nderuar as ambasadore nuk u bë, dhe as anëtare e asamblesë nuk u bë. Kemi bërë me një skizofren që edhe një njeri i vetëm që e kundërshton e bën çmos që ta largojë. Ndaj mos u habisni që ai të përjashtojë të gjithë deputetët e opozitës aty. Ai kërkon ta shkatërrojë pluralizmin. Këtë e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm”, tha Meta.
Meta ripërsëriti akuzat e tij kundër Ramës lidhur me çështjen “McGonigal”.
Ai u shpreh se kryeministri është i frikësuar, ndaj zgjedhë të përjashtojë deputetët nga parlamenti.