Policia e Vlorës ka goditur një grup kriminal mbrëmjen e djeshme. Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se është arrestuar Denis Karafili, 29 vjeç dhe janë shpallur në kërkim katër të tjerë, Inez Hajrulla, 30 vjeç, Olsi Koçeli, 33 vjeç, Erand Hoxha, 32 vjeç dhe Klaus Islamaj, 31 vjeç.
Blutë e Vlorës kanë sinjalizuar mjetin me të cilin po udhëtonin këta shtetas, por kanë hasur në rezistencë.
Pas ndalimit të automjetit tip “Toyota” janë gjetur dhe sekuestruar uniforma dhe radio si të Policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, municion luftarak. Policia gjithashtu ka kryer kontrolle dhe në banesat e këtyre shtetasve.
