Skip to content

U arrestua për sulmin në uzinën e Gramshit/ Paraqitet sërish në gjykatë rusja Svetlana Timofeeva, çfarë pritet të ndodhë

WhatsApp Image 2023 02 24 at 9.32.44 AM

Svetlana Timofeeva paraqitet sërish para gjykatës këtë herë me kërkesë të prokurorisë e cila kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit.

Por mbrojtja kundërshton pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.

Gjyakata e Elbasanit ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë.

Kjo ka bërë që mbrojtja të kërkojë përjashtimin e gjyqtarit. Nisur nga fakti që gjyqtar i çështjes është kryetarja e gjykatës, kërkesën për përjashtim duhet ta shqyrtojë gjykata e Apelit në Tiranë.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skenderi, bën me dije se kjo seancë nuk ka lidhje me procesin e ekstradimit, por është një seancë kryesore. Seancë për akuzat që i janë ngritur në Shqipëri.