Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka hequr akreditimin e gazetarit të CNN, Jim Acosta, pasi ky i fundit u përfshi në një incident verbal me presidentin Trump.
Gjithçka ndodhi pas një konference për shtyp ku Trump iu vërvit gazetarit të asaj mediaje që kreu i Shtëpisë së Bardhë e urren më së tepërmi – CNN – pasi nuk e lëshonte mikrofonin në tentativë për të vijuar pyetje pas pyetjesh, edhe pse refuzohej nga Trump për përgjigje të çdonjërës prej tyre.
Acosta konfirmoi se atij iu mohua qasja në Shtëpinë e Bardhë.
Në një deklaratë, rrjeti televiziv i CNN tha se “mediat e lira janë jetike për demokracinë”.
Ja ç’ndodhi…
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/en_GB/sdk.js#xfbml=1&version=v3.2’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));
