Skip to content

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arrestohet një nga dëshmimtarët e çështjes “Paplekaj” (EMRI)

Arrestohet një nga dëshmitarët në çështjen “Paplekaj”. Menjëherë pas daljes nga salla e gjyqit dëshmitari Mile Kurti u arrestua nga policia pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit.

 

Në deklaratën e tij e parë dëshmitari dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhet me deklaratën dhënë sot, por edhe në mospërputhje me pamje filmike që prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.

 

Duke theksuar se deklaratat e tij kontradiktore janë të qëllimshme dhe synojmë pengimin e hetimeve gjykata vendosi arrestimin e tij, masë e cila u zbatua nga policia menjëherë pas daljes nga seanca. Dyshohet se gjatë seances se sotme ka qenë edhe nën efekyin e alkolit dhe ka ofenduar edhe trupen gjykuese.