Skip to content

21 janari/ Altin Dumani letër familjarëve të Aleks Nikës: Pse SPAK nuk mund ta marrë në dorë dosjen

Familjarët e Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 janarit 2011, i kanë kërkuar SPAK të marrë në dorë dosjen hetimore të vrasjes në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

 

Lidhur me këtë kërkesë, kreu i SPAK, Altin Dumani i është përgjigjur me një letër Mark Nikës, xhaxhait të viktimës.

 

Dumani deklaron se këtë dosje nuk mund ta marrë në shqyrtim SPAK, ndërsa argumenton pse hetimet i kryen Prokuroria e Tiranës.

 

Sipas tij, kjo çështje i kalon SPAK vetëm nëse do të ketë elementë të tjerë që përfshijnë ish-kryeministrin, ish-ministra dhe ish-zyrtarë.

 

“Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në përfundim të letrës së Altin Dumanit”, thuhet ndër të tjera në letër.