Skip to content

FOTO/ Takimi me një libër mbërrin në Berat

8 nëntor – DRKK Berat në bashkëpunim me DAR Berat për vitin e tretë radhazi u bashkohen Lëvizjes Kombëtare Për Lexim.

“Takohemi për një libër”, si nismë e Ministrisë së Kulturës në Berat u takua me nxënësit e shkollës 9 vjeçare ”Zihni Toska”, ku u nda dashuria dhe pasioni për librin si mikun më besnik të njeriut.

Dritëro Agolli ishte autori i përzgjedhur nga të rinjtë për zhvillimin e kësaj veprimtarie. Nëpërmjet krijimeve të tyre në poezi, ese, pikturë dhe dramatizmit ata përcollën jetën dhe veprimtarinë e ikonës së prozës dhe poezisë shqiptare.

Në përfundim të takimit DRKK Berat dhuroi disa libra duke kontribuar në pasurimin e bibliotekës së shkollës. /a.a/j.p/