Skip to content

Përmbyset makina në aksin Laç-Milot, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Laç-Milot në afërsi të fshatit Shullaz. Një automjet tip Sharon është përmbysur dhe për pasojë janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira ndërkohë që grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.