Skip to content

Podgoricë/ Shpërthim me bombë në gjykatë, ndërron jetë një person

Podgorica është tronditur mesditen e kësaj të premteje nga një bombë e shpërthyer pranë Gjykatës së Shkallës të Parë. Si pasojë e shpërthimit ka ndërruar jetë një person dhe plagosur pesë të tjerë.

 

“Rreth orës 11:35 në hyrje të objektit të Gjykatës Themelore në Podgoricë, M.B. me shumë gjasa ka aktivizuar një granatë dore, e cila e ka vrarë, ndërsa pesë persona, sipas informacioneve të deritanishme, janë lënduar”, njofton policia.

 

Ambulanca dhe ekipet e policisë ndodhen në vendgjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës. Ende nuk dihen detaje lidhur me shpërthimin në institucionin e drejtësisë.