Skip to content

VIDEO- Punimet në rrugë/ Kamioni bie në një nga gropat e hapura në Vlorë

Bie një kamion në zonë e Kuzum Banasë.

 

Kamioni ka qenë duke kaluar në rrugën Xhemil Bej Vlora ku si rjedhojë e punimeve që po zhvillohen në të ka rënë në një prej gropave të shumta.

 

Kamioni është batuar në anësore dhe ka rrezikuar të përmbyset duke rrezikuar edhe jetën e drejtuesit të tij.

 

Fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz por vetëm dëme materile.

 

Po punohet ndërkohë për nxjerrjen e kamionit prej andej