Skip to content

Larisa, 6 prej viktimave shqiptare

Ministrja e Jashtme, Olta Xhacka konfirmoi se ata janë Klaudia Lato, Ifigjenia Micka , Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo.

Për të nderuar viktimat e tragjedisë në shtetin fqinj, e diela e 5 e marsit u shpall ditë zie kombëtare në vendin tonë.

Flamuri u ul në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore të vendit.

Qytetarët korçarë iu bashkuan dhimbjes së familjarëve shqiptarë dhe atyre grekë që humbën të afërmit e tyre. Ata ndezën qirinj në katedralen e qytetit.

Tragjedia e Greqisë është edhe e vendit tonë, theksoi kryeministri Edi Rama, teksa njoftoi vendimin e qeverisë për ditën e zisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 28 shkurtit.

Ky konsiderohet si një nga aksidentet më të rënda hekurudhore në historinë e Greqisë.