Skip to content

Mësoni cilët janë shkaktarët e dhimbjes së veshit…

dhimbja e veshit

Dhimbja e veshit mund të shkaktohet nga probleme të shumta, dhe disa nga ato mund të jenë të lidhura me shëndetin tuaj në përgjithësi, dhe me pjesët e tjera të trupit.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Shkaqet e dhimbjes duhet të jenë të qarta, sepse shërimi nuk mund të bëhet pa e gjetur problemin e vërtetë.

Ndër shkaqet kryesore të dhimbjes së veshit, përfshihen edhe infeksionet e veshit të mesëm, infeksionet e veshit të jashtëm, cista e infektuar, Tinnitus-i ose të rrahurat në vesh, tensioni nga fluturimi ose zhytja, trauma dhe osteoarthritis-i. Shkaqe të tjera për dhimbjen e veshit mund të jenë objektet e panjohura të ndodhura në kanalet e veshit.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Por disa shkaqe nuk janë të lidhura me kanalet e veshit, por mund të jenë probleme dentale, problemet e sinusit, çrregullimet e TMJ, nevralgjia e kafkës dhe osteoarthritisi në nofulla.

– Konsultimi i mjekut: Ka lloje të ndryshme të dhimbjes së veshit, prandaj edhe trajtimet për këtë janë të ndryshme. Për shembull, për infeksionet bakteriale bëhet përdorimi i antibiotikëve të përshkruara në lidhje me dhimbjen. Për probleme të tjera serioze me veshin, hundën, dhe fytin duhet që patjetër të konsultohen mjekët ose ekspertët.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

– Identifikoni problemet: Por e domosdoshme është që së pari të identifikohen problemet, në vend se të merren antibiotikë apo analgjetik për të evituar dhimbjen. Siç dihet veshi ndahet në tri regjione: në veshin e jashtëm, të mesëm, dhe të brendshëm. Këto tri pjesë punojnë së bashku për t’u kujdesur për balancën dhe dëgjimin e duhur. Për shembull veshi i jashtëm tërheq valët e zërit që janë të ndara në vibrime, dhe i kalon deri në veshin e brendshëm.

/shkollaeshendetit.com