Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 45-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar disa momente më parë në Kurbin. Nga të dhënat e para bëhet me dije se një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë ‘Lagunës së Patokut’ në Kurbin. 45-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje.