Skip to content

Jo vetëm Shqipëria, as Izraeli s’e përballon hakerimin iranian

Izraeli ka fajësuar Iranin për një sulm hakerimi që kishte në shënjestër institutin kryesor të arsimit inxhinierik të vendit.

Drejtoria Kombëtare Kibernetike e Izraelit thotë se sulmi në Institutin e Teknologjisë të Izraelit (Technion) në qytetin e Haifa u krye nga një grup hakerësh që punonte për Iranin, transmeton Anadolia.

Sipas kanalit televiziv izraelit KAN, grupi, i cili e quan veten “MuddyËater”, ka kryer disa sulme hakerimi në mbarë botën.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe fajësuan të njëjtin grup për një seri sulmesh në internet në Azi, Afrikë dhe Amerikën e Veriut.

Irani nuk i ka komentuar pretendimet izraelite.

Izraeli dhe Irani fajësojnë njëri-tjetrin për kryerjen e sulmeve kibernetike që synojnë objekte jetike.

Por kujtojmë se dhe Shqipëira është goditur së fundi nga sulmte kibernetike iraniane, siç është e bindur qeveria shqiptare, gjë që e ka çuar të  kërkojë nga ndihmë nga Izraeli.