Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në Shijak. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Katër rrugët e Shijakut”. Sipas burimeve nga policia, një automjet që drejtohej nga Ndriçim Domi ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
Përplasja ka rezultuar fatale për biçiklistin Hasan Hamzai. Mësohet se personi që përplasi biçikletën është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po heton rrethanat e aksidentit, identifikimin e viktimës si edhe po kqyr kamerat e sigurisë për të identifikuar drejtuesin e mjetit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:15, në fshatin Rreth, Shijak, një automjet me drejtues shtetasin N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.
Shërbimet e Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e autorit, bllokimin e automjetit dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak, të shtetasit N. D., 31 vjeç, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të aksidentit.
