Skip to content

“Fitore e thellë më 14 maj”/ Rama ironizon PD për vulën, i përgjigjet edhe Arben Ahmetajt

Ethet se kujt do t’i besohet një tjetër mandat, apo do të zëvendësohet nga një i ri, për socialistët do të shuhen në 25 mars. Emrat e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë bashkiakë do të zyrtarizohen dy ditë para përfundimit të afatit të dorëzimit në KQZ.

 

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë, kryesocialisti Edi Rama nuk zbuloi as emrat, as më të votuarit nga sondazhet, por tha se një pjesë e konsiderueshme e kryebashkiakëve në detyrë, do t’u besohet një tjetër mandat.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Siç ka mbetur aty në mur në lumin e Vlorës, memorandumi i Kuçit, do të bëjë një memorandum tjetër, nuk e di se ku dhe do t’ua japë rezultatin.

 

Akuzave të Sali Berishës dhe Ilir Metës, për ndikim në vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike, Edi Rama iu përgjigj:

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Nuk kam asnjë disponim të merrem me polemtika të politikës së gërr gërrit të përditshëm.

 

Kërkesës së Arben Ahmetaj, për të mos bërë gjykatësin, në rolin që ish-numri dy i qeverisë ka pasur në procedurat për ndërtimin e inceneratoreve, Edi Rama i dërgoi këtë mesazh, njërit prej njerëzve të tij më të besuar në qeverinë Rama 1 dhe 2.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin.

 

Pas rritjes së pagave të mjekëve specialistë, ushtarakëve dhe pagës minimale, kryeministri tha se qeveria po punon edhe për të punësuarit në privat. Ai lajmëroi përgatitjen e një diskutimi publik, mbi domosdoshmërinë e rritjes së pagave edhe në sipërmarrjet private.