Skip to content

Aksidenti tragjik/ Drejtuesi i “Audit” u gjobit 5 herë në pak kohë, një vit më parë u pajis me patentë

TIRANË- Klevis Ruçaj, drejtuesi i “Audit” që shkaktoi aksidentin në afërsi të TEG-ut një vit më parë ishte pajisur me patentë shoferi. Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se brenda pak muajsh, 20-vjeçari ishte gjobitur 5 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit, kryesisht shpejtësi dhe përdorim celulari në timon.

Rastet e gjobitjes:

1. Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator

2.Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022

3.Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022

4.Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022

5.Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022

Ai ishte i apasionuar pas shpejtësisë, të cilën e kishte reklamuar edhe përmes rrjeteve sociale. Në një prej videove të tij në rrjetet sociale ai lëvizte me shpejtësi deri në 271 km/h. Në aksidentin tragjik humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.