Skip to content

Një kolon izraelit vret një palestinez në Bregun Perëndimor

Një palestinez është vrarë sot nga një kolon izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi ushtria izraelite.

“Një palestinez i armatosur me thika dhe mjete shpërthyese të improvizuara depërtoi në fermën e zonës Dorot ku pronari i fermës e ndoqi dhe e neutralizoi atë”, tha ushtria.

Zona e fermës Dorot është një vendbanim i vendosur midis qyteteve Qalqilya dhe Salfit.

“Incidenti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, shtoi ushtria.

Autoriteti zyrtar izraelit i transmetimit tha se palestinezi u qëllua për vdekje nga një kolon.

Bregu Perëndimor po përjeton një përshkallëzim të ndjeshëm nga ushtria izraelite dhe kolonët që nga viti i kaluar.

Burimi: AA