INGREDIENTËT
600gr tul kungulli 
4 karrota mesatare
1 qepë mesatare

600ml lëng perimesh (ose lëng nga koncentrate perimesh)
Gjalp
Piper të zi
Për shoqërim: kubikë buke të skuqur në gjalp ose pançetë të prerë në shirita të skuqur në pak yndyrë derisa të rezultojë krokante ose fara kungulli të pjekura

UDHËZIMET
1
Grijmë qepën dhe e kavardisim në pak gjalp në zjarr mesatar derisa të rezultojë masë homogjene duke e perzierë shpesh.

2
Lajmë karrotat dhe kungullin, i qerojmë dhe i presim në copa të vogla dhe i shtojmë tek qepa, duke i përzier edhe për pak minuta.

3
Shtojmë lëngun e perimeve të nxehtë, i vendosim kapakun dhe e ziejmë për rreth gjysëm ore.

4
E kalojmë masën në mikser derisa ta reduktojmë në krem të butë dhe pa copëza perimesh.

5
E shërbejmë supën të ngrohtë dhe e spërkatim me pak piper te zi te shoqëruar me kubiket e bukës së skuqur me gjalp ose pançeten krokante.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re