Një 50-vjeçar shqiptar ka dhunuar barbarisht vajzën e tij shtatzëmë. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Janinë, ku babai ka dhunuar me grushte në kokë dhe kraharor të bijën.
Kjo e fundit mësohet se është 22-vjeç dhe është në muajin e gjashtë të shtatëzanisë.
22-vjeçarja u dërgua në spitali ku raportohet se shëndeti i foshnjes dhe i nënës nuk është nën rrezik.
Megjithatë, ajo mbetet e shtruar në spital dhe babai i saj është shpallur në kërkim.
