Skip to content

Edhe në Gjermani ajo që ndodh në Shqipëri

Fenomeni i shfaqur në Tiranë, me autobusë urbanë që aksidentohen e gati të bëjnë gjëmën, është shfaqur dhe në Gjermani së fundi.

Kështu, një autobus u përplas me një shtëpi të hënën në Castrop-Rauxel.

Shoferi i autobusit dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital, njoftoi policia në mbrëmje. I plagosur lehtë ka mbetur edhe banori i shtëpisë në të cilën u përplas autobusi.

Nga përplasja është dëmtuar rëndë autobusi, si dhe shtëpia. Sipas vlerësimeve të para të zjarrfikësve, godina rrezikohet nga shembja, njofton policia.

Është ende e paqartë pse autobusi ka humbur kontrollin. Ai ka dalë nga rruga, ka goditur disa automjete të parkuara në anë të rrugës dhe ka përfunduar duke u përplasur me një shtëpi.

Gjatë kohëzgjatjes së masave të shpëtimit, rruga është dashur të mbyllet plotësisht në të dy drejtimet.