Skip to content

Dyshohet se është rrëzuar te Kisha e Laçit, vdes rrugës për në spital

 

Humb jetën një person në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mësohet se gruaja është dërguar për në spitalin e Traumës me autoambulancën e Laçit pasi ka marrë plagë të rënda. Por, siç bëjnë me dije burimet tona, gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Dyshohet se gruaja është rrëzuar teksa ishte në pelegrinazhin e kishës. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.