Skip to content

PS dhe PD bashkojnë votat; gjejnë konsensusin për ligjin e Integrimit dhe ndryshimet në Kodin Rrugor

Per te paren here prej filimit te kesaj legjislature te gjithe deputetet bashkojne votat per te miratuar ne parlament nje ligj qe lidhet me procesin e integrimit.

 

Ligji eshte hartuar nga demokratja Jorida Tabaku e socialisti Taulant Balla dhe I jep me shume fuqi komisionit te integrimit dhe opozites ne procesin e negociatave per  anetaresim.

 

Prej shtatorit te vitit 2021 ka pasur disa ligje te cilat jane votuar nga demokratet e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj por eshte hera e pare qe voten pro ligjit e deklaron edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe ajo pjese e PD e drejtuar prej tij.

 

SALI BERISHA

 

“Kemi mbështetur pa rezeverva çdo akt në funksion të këtij procesi. Ky akt është nj thjesht një letër e vdekur, pasi ju veproni çdo ditë në kundërshtime me parimet e procesit.”

 

E gjithe séanca e sotme plenare ka qene nga te rrallat séance ku mazhoranca dhe opozita kane rene dakord per te votuar se bashku disa ligje, mes te cilave edhe ndryshimin e kodit rrugor.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

“Po boll qatë përpara dhe votoni gjërat që bëjnë ne, mos u kompleksoni. Po ta kishim miratuar kodin e rrugores 3 javë më parë, s’do ndodhte ai aksidenti i frikshëm. “

 

Ndryshimet ne kodin rrugor jane propozuar nga Taulant Balla e Enkelej Alibeaj dhe jane miratuar me konsensus ne fundin e vitit te kaluar, por vetem sot ato pritet te votohen ne parlament.