Festivali shumëditor “Las Fallas”, i cili mbahet në Valencia të Spanjës që nga shekulli i 18-të, ka përfunduar me ndezjen e kukullave gjigante prej druri.

Në vitin 2016, festivali u përfshi në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Në mbyllje të festivalit, qindra njerëz u mblodhën për të parë djegien e një kukulle të madhe letre.

Nga data 1 deri më 19 mars çdo vit, Valencia feston festivalin “Las Fallas”, një festë që ndërthur traditën dhe artin.

Banorët e qytetit mblidhen për të festuar ditët e fundit të dimrit dhe ardhjen e pranverës me zjarre spektakolare dhe fishekzjarre. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re