Skip to content

Ngjarjet kriminale, Lleshaj takohet me drejtuesit e policisë Shkodër

Zv/ ministri i Brendshëm Sander Lleshi  ka zgjedhur drejtuesit e policisë së Shkodrës për të zhvilluar një takim nga afër në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në këtë qytet.
 
Lleshi ka zgjedhur që takimi të  jetë i ngushtë me drejtorin e policise së qarkut Vehbi Bushati, shefin e komisariatit dhe pjesën tjetër të kupolës drejtuese. Në një takim që zgjati 2 orë, zv-ministri Lleshi duket se ka diskutuar mbi operacionet “Forca e ligjit” për goditjen e grupeve kriminale dhe rritja e sigurisë publike.
 
Ashtu si në Tiranë edhe në Shkodër, Lleshi ka kërkuar gjithashtu shtim të kontrolleve në lokalet e natës dhe ndaj personave që levizin të armatosur apo të skeduar si problematik.
 
Bëhet me dije se porositë  e përcjella kanë qenë të qarta për rritje të sigurisë në kuadër edhe të festave të fundvitit, ku shtohet fluksi i lëvizjeve. Gjithashtu ai është informuar mbi punën që kjo drejtori ka bërë në këtë periudhe si dhe zbatimin e planit të masave të lena nga dikasteri përkatës.