Mimoza Shtjefni është atletja shqiptare, e cila është rikthyer në pistë pas 30 vjetësh shkëputje. Ajo madje është shpallur kampione Ballkani në 3000m ecje sportive në Turqi.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Mimoza ka treguar arsyen pse u shkëput për 3 dekada nga sporti.
“Është krijuar një shoqatë e veteranëve, master, e cila ka 7 vite. Janë rregjistruar shumë veteranë, të cilët kanë lënë sportin dikur dhe janë rikthyer sërish. Thjesht, është motivim. Jeta ka surpriza. Unë pasi mbarova shkollën e lartë, krijova familje dhe emigruam jashtë shtetit si shumë të tjerë. Kjo bëri që unë të rikthehem sërish në Shqipëri, ajo dëshira për tu rikthyer në atdhe. Pas 11 vitesh në Milano, u ktheva përsëri në Lezhë”, tha ajo.
E pyetur se si u ndje kur ngriti flamurin shqiptar pas fitores, Mimoza u shpreh shumë e emocionuar dhe për më tepër u befasua nga i biri, që kishte 2 vite pa e takuar.
“Normal që rreth zemra se emocionet më të shumta i kam pasur kur kam ngritur flamurin sesa kur isha në garë. Djali im ka jetuar 2 vjet në Gjermani dhe u kthye dy ditë para se unë të kthehesha nga gara dhe nuk e dija që ai kishte ardhur në Shqipëri. Kur erdha e takova në Shqipëri”, shtoi ajo.
