Skip to content

EZONE/ Mikrofinanca, më pak kredi për investime në 2022

spahiu

Kriza financiare që ka prekur familjet dhe biznesin, ka bërë që nevoja për financim të ulet dhe qytetarët të priren drejt konsumit.

 

Një situatë e tillë për sektorin e mikrofinacës ishte e pritshme, pasi rritja e kostove është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë.

 

Heriola Spahiu, anëtare e bordit të Shoqatës së Mikrofinacës e ftuar në E-ZONE tha se rrisku për këtë vit mbetet rritja e kredive të këqija.

 

“Në 2021 janë rreth 270 mijë kredi të dhëna, ku dominojnë kreditë konsumatore, ato për biznesin e vogël dhe për fermerët, por viti 2022 pritet të mbyllet me rënie duke bërë që numri i kredive të dhëna ta arrijë në rreth 180 mijë. Shumë familje janë orientuar drejt kursimit dhe jo shpenzimeve, por ashtu edhe biznesi i vogël ku dominon kredia për kapital qarkullues, jo për investime. Ndër produktet që ka ecuri të mirë financimi janë ato investime në energjinë e pastër që ne do të vijojmë t’i mbështesim si familjet edhe biznesit në këtë kërkesë”, shprehet Spahiu

 

Të dhënat flasin se 2022 u mbyll me një rritje të treguesit të kredive me problem dhe shqetësimi mbetet për rritje të mëtejshme edhe gjatë këtij viti.

 

“Nëse në 2021 kreditë me probleme në sektron e mikorfinacës ishin 13%, në vitin që la pas ato arritën në 18 %. Ndërkohë problematikat e vitit 2022 janë transferuar edhe në këtë fillim viti, çka mund të themi se edhe 2023 do të jetë një vit sfidues”, pohoi Spahiu. 

 

Duke u ndalur tek vendimi i bankës qëndore për të patur një normë tavan intresi për kreditë që jepen në këtë sektorë, Spahiu tha se kjo vendimarrje ka bërë që disa nga produktet e mikrofinancës të dalin me humbje për rrjedhojë nuk janë ofruar më për klientët.