Skip to content

Berat/ Kishte shkuar në mal për të prerë dru, e zë poshtë trungu i pemës

berati

Berat/ Informacion paraprak nga Policia Berat:

Sot, rreth orës 13:30, në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.