Demokratët në zgjedhjet vendore të 14 majit do të jenë të ndarë në dy grupe, ku në një pjesë të bashkive do u kërkohet vota për kandidatin e Berishës e në disa të tjerë, për emrat e nxjerrë nga Alibeaj.

 

Tiranë, si bashkia më e madhe, edhe një nga “betejat” brenda PD, e cila sipas deputetit Saimir Korreshi rrezikon të humbet nga opozita.

 

Në një intervistë për Vizion Plus me Roland Zilin, ai tha se deputetët e Kryesisë kanë kundërshtuar daljen me dy kandidatë, referuar edhe situatës në bazë, por kjo gjë është kundërshtuar nga anëtarët e tjerë që nuk janë deputetë.

 

Ndërkohë që largimi i disa prej kandidatëve të nxjerrë nga Alibeaj, Korreshi e lidh me ndarjen që është bërë në Kryesinë e PD.

 

Intervista e plotë

 

-Ju u munduat shumë që të dilnit jo të përçarë në zgjedhje, por në fakt sot kemi dy forca në garë: sipas jush, a ishte i drejtë vendimi i Alibeajt për të kandiduar në disa bashki?

 

Unë kam kërkuar që të dilet me një kandidat. I referohesha më shumë Lushnjes, duke marrë parasysh se kaluam një sporovë në datën 6 mars dhe morëm vendimin që të mos dilnim me dy kandidatë. Nuk ishte e mundur nga pjesa tjetër që të dilej me një listë.

 

Ne jemi dy palë, sepse asnjëra nuk pretendon të bëhet me palën tjetër. Të dy pretendojnë se janë pjesë e PD.

 

-Nëse flasim për Alibeajn, fillimisht ishte i paqartë numri, pastaj pati dorëheqje. Çfarë po ndodh?

 

Pati ndarje në kryesi. Kanë qenë deputetët në Kryesi që do humbim nëse dalim me dy kandidatë. Pjesa tjetër e Kryesisë që nuk është deputet kërkuar të dilej me 61 kandidatë. Por po të dalësh në terren, sheh që njerëzit janë të lodhur

 

-Tirana është kryebeteja e 14 majit: me dy kandidatë, a ka vulosur opozita humbjen e saj?

 

Unë mendoj që po. Probabilitetet në të gjitha bashkitë ku ka dy kandidatë do ketë vështirësi.

 

-Nëse në 6 mars kishim një votim ku ishte shumica në PD, pas 14 majit a duhet ti kalojë partia atij që ka shumicën?

 

Shumica në PD është 22% e të gjithë shqiptarëve. Opozita duhet të afrojë shtresën gri. Mendoj që shumicën elektorale në PD e ka Berisha por mospërfshirja dhe bërja e proceseve të nxituara  të Bashës solli mospërfshirjen e pjesës tjetër. Pas 14 majit ose do bashkohemi me një kuvend, ose do vazhdojmë me gjyqe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko