Strijet janë një problem i zakonshëm tek femrat, por shumë i sikletshëm dhe stresues.
Ato shkaktohen nga humbja e shpejtë e peshës ose shtimi në peshë, stërvitje e tepruar, ndryshime hormonale apo shtatzëni.
Gjithashtu janë të vështira për t’u hequr qafe ose të pamundura, megjithatë ekzistojnë disa mënyra natyrale dhe efektive sipas dermatologëve.

Lëngu i patates
Patatet janë të pasura me vitamina dhe minerale të tilla si vitamina B dhe C, kalium, magnez, kalcium, zink dhe fosfor, të cilat mund të stimulojnë rritjen e qelizave të lëkurës. Vetëm prisni një patate në feta të trasha, pastaj i lini të qendrojnë tek strijat për 5-10 minuta. Më pas i shpëlani me ujë të ngrohtë.

E bardha e vezës
Të bardhat e vezëve janë të pasura me 40 proteina të ndryshme, psh vitamina A dhe kolagjeni të cilat mund të bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj. Përzieni dy të bardhat e vezëve dhe më pas i aplikoni tek strijat. I shpëlani me ujë sapo ato të thahen. Në fund aplikoni edhe pak vaj ulliri.

Lëng limoni
Lëngu i limonit është një zbardhues natyral i lëkurës që mund të heqë qelizat e vdekura të lëkurës dhe shenjat e strijave gjithashtu. Vetëm prisni një limon përgjysmë, e shtrydhni në ujë të ngrohtë dhe më pas e aplikoni tek zona e prekur.

Sheqer
Sheqeri i papërpunuar është një exfoliator i madh që mund të zvogëlojë pamjen e shenjave tuaja të strijave. Përzihet një lugë sheqer, një sasi e vogël e vajit të bajames dhe disa pika lëng limoni, pastaj aplikohet përzierja tek strijat. E mbani 10 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.

Vaj ulliri
Vaji i ullirit përmban lëndë ushqyese esenciale dhe antioksidantë që mund të pastrojnë shumë probleme të lëkurës duke përfshirë shenjat e strijave. Vetëm ngrohni disa pika vaj ulliri dhe masazhojeni atë tek shenjat. E lini të qendrojë për gjysmë ore dhe sigurojini trupit tuaj vitaminat A, D dhe E.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re