Skip to content

Makina del nga rruga dhe përfundon në lumin Shkumbin/ Humbin jetën dy persona

Një aksident me pasoja vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne.

 

Paraprakisht dyshohet se një makinë në zonën e Pishkashit të Prrenjasit ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

 

Dy viktimat, dyshohet se kanë qenë nga Bilishti i Korçës.

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.