Skip to content

Forcat izraelite vrasin dy palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

thumbs b c 18e03f1860c554b0b08b79248cb30841

Dy palestinezë humbën jetën në bastisjen e forcave izraelite në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se ushtarët izraelitë bastisën Nablusin dhe vranë dy palestinezë.

Dëshmitarët okularë duke folur për Anadolu njoftuan se pati përleshje midis kryengritësve palestinezë dhe forcave izraelite që bastisën rrethin Al-Mahfiyye të Nablusit.

Pas përleshjeve, forcat izraelite u larguan nga zona.​​​​​​​

Burimi: AA