Skip to content

VIDEO/ Makina del nga rruga në Berat, dy të plagosur

TIRANE

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Berat-Lushnjë, e për pasojë janë plagosur dy persona. Ngjarja ndodhi tek vendi i quajtur ‘Ura e Kuçit’.

Gazetarja Eneda Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se një makinë ka dalë nga rruga, e për pasojë dy personat që ndodheshin brenda saj u plagosën.

Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Mendohet se shkak për aksidentin ka qenë lagështira në rrugë nga shiu.
(ed.me/BalkanWeb)