Skip to content

Gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK, Rama: Çorbë e shpifur me bazë fantazinë, nuk do mundet nga padrejtësia

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish kundër gjyqit ndaj 4 ish-krerëve të UÇK në Gjykatën Speciale të Hagës. Ai ka ndarë një foto të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe dëshminë e tij, ku shprehet se është i pafajshëm.

 

Rama shkruan se është e pagëlltitshme të shohësh ato që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte.

 

“Sigurisht që po!

Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh!

Megjithatë UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia”, shkruan ai.

 

Gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, KadriVeseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, nis më 3 prill në Hagë të Holandës. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.