Një grua u vra sot gjatë një proteste në Paris të organizuar për shkak të çmimeve të larta të karburantit.
Sipas ministri të Brendshëm Christophe Castaner, viktima ishte brenda një automjeti që u sulmua nga protestuesit, për shkak se donte të kalonte mes turmës që kishte bllokuar rrugën
Gjatë protestës, 47 vetë u plagosën dhe tre në gjendje kritike, tha Ministria Brendshme.
Sot, në të gjithë Francën u mbajtën protesta ku pjesëmarrësit u veshën me xhaketa të verdha, duke bërtitur “Diktatori Makron”, pasi për ta presidenti është përgjegjës për rritjen e çmimit të lëndëve djegëse.
