Skip to content

Vëllezërit rrihen për pronën/ Njëri prej tyre përfundon në spital i plagosur

Dy vëllezër në Lezhë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për çështje pronësie, konflikt i cili ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

 

Mëngjesin e sotëm ata kanë debatuar në hyrje të qytetit, për kufirin që ndan tokat e tyre. Me pas ata janë zënë me grushte e sende të forta.

 

Një nga vëllezërit, i lënduar, është dërguar menjëherë në spitalin ku ka marre ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia ka shoqëruar vëllain tjetër.